INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka: Rama në Cërrik u ‘gozhdua’ nga realiteti dhe militantët e PS

Paloka: Rama në Cërrik u ‘gozhdua’ nga realiteti dhe militantët e PS

Publikuar më: 13:43 02-06-2018
Kryeministri Edi Rama vazhdoi sot turin e llogaridhënies në Cërrik. Por sipas deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka kryeministri u gozhdua nga vetë militantët e partisë së tij gjatë takimit me qytetarët.
"Ramen e gozhdojnë militantët. Shqipëria e Ramës ku më lehtë e më lirë gjen drogën se sa ushqimet dhe ilaçet.
Rama nuk po ja del dot me as me militantët që i mbledh partia për shfaqjen e “llogaridhënies”.
 
I mësuar të lëshojë mufka e të mashtroje pa i reaguar askush, lideri magjepsës po provon dhe kupton çdo ditë se me mufka e mashtrime nuk mund të mbajë më as militantët sepse në fund të fundit dhe ata kanënevojë të punojnë, të ushqehen e të marrin shërbim shëndetësor.
 
Sot në Cërrik (bastion i PS), ju desh të përplasej me realitetin siç ja paraqitën militantët e partisë së tij e jo “kazani”. E si gjithnjë , kur nuk i pelqen të dëgjoje të vërtetat, bëri cinikun dhe arrogantin.
I thanë se nuk perballonin dot ilacet dhe lideri ju a kthehu se “po kërkonin qiqra në hell...”
 
Sigurisht , në Shqiperinë e Edvinit me kollaj e më lirë gjen drogën se ushqimet dhe ilacet,"-shkruan Paloka në një postim në Facebook.
 
 rama.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326