INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka reagon për arrestimin e Frrokajt: Ta harrojnë ramballët se do të mbyllim gojën

Paloka reagon për arrestimin e Frrokajt: Ta harrojnë ramballët se do të mbyllim gojën

Publikuar më: 16:08 18-03-2018

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kwkron ti mbylli gojwn opozitws duke e sulmuar politikishtg. Nwprmjet njw statusi nw në rrjetet sociale Paloka komenton arrestimin e Kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj. Paloka shkruan se Edi Rama mezi pret të kapet diku për të vënë shenja barazimi midis Rilindjes dhe PD në qëndrimin ndaj drejtësisë.
Edi Paloka
E di qe Ramballa mezi pret te kapet diku per te vene shenjat e barazimit midis PD dhe Rilindjes ne qendrimin ndaj drejtesise. Eshte gati te thote se edhe PD po mbron Fran Frrokajn sic beri ai me Tahirin. Pra jemi njesoj. Ne te kundert , shpreson qe te kompleksuar nga ky fakt , ne do te mbyllim gojen edhe kur shohim padrejtesite te behen hapur. Ne as nuk i bejme presion e as nuk kerkojme qe drejtesia te mos bej detyren e saj sic ka bere rendom deri me sot Rama ne shume raste te provuara. Por nuk mund te mbyllim as syte e as gojen kur shohim se drejtesia, tanime e kapur plotesisht nga Rama, vepron qartazi me standarte krejtesisht te kunderta. Edhe sikur per nje moment te supozonim se akuzat qendrojne, mjafton fakti qe disa prej kryebashkiakeve te majte, te akuzuar pikerisht me te njejtat akuza si Fran Frrokaj, jane sot ose ne ndjekje te lire ose te cliruar fare nga akuzat, per te dalluar dy standartet me te cilat vepron Rama kryeprokuror.Nuk po shkoj me larg tek ministrat dhe kryebashkiaket , njerez te afert te Rames per te cilet ka prova e fakte tronditese qe i lidhin keta jo thjesht me shperdorim detyre, por me krime nga me te rendat, e qe jane prej kohesh ne dispozicion te prokurorise. Ne kemi denoncuar qe ne tentativat e para, faktin qe Rama kerkon te kap drejtesine per dy arsye; te shpetoj veten dhe kriminelet rreth tij si dhe ta perdor ate si mjet represioni ndaj opozites.
Sot te dyja keto teza po provohen.
Nuk ka budalla ne kete vend qe te mos kuptoj se cfare po ndodh kur sheh se pas 5 vitesh qe vendi qeveriset nga krimi dhe korrupsioni, te vetmit zyrtare qe jane cuar pas hekurave, jane nga opozita . Nderkohe e kunderta ka ndodhur me miqte “rilindas” te Rames te cilet edhe kur jane gozhduar nga faktet dhe provat flagrante per krime te renda, jane lene te lire duke filluar nga kriminelet ordinere e deri tek ministrat si rasti Tahiri.
Ja pse ne, drejtesine nuk e pengojme, po ta harrojne ramballet se do te mbyllim gojen e ulim koken duke lejuar qe drejtesia e kapur te perdoret si arma e fundit per eliminimin e opozites . Ti bejne mire llogarite para se te na fusin ne nje lufte per ekzistence...

Article Logic
Execution time: 0.003058910369873