INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paloka, të shtyjmë seancën për miratimin e reformës! Meta refuzon. Vasili s'mund të miratojmë, atë që s'është miratuar.

Paloka, të shtyjmë seancën për miratimin e reformës! Meta refuzon. Vasili s'mund të miratojmë, atë që s'është miratuar.

Publikuar më: 09:25 21-07-2016

Partia Demokratike kërkoi që seance plenare e ditës së sotme të shtyhet për të premten. Kërkesa është zyrtarizuar në Konferencën e Kryetarëve nga Kryetari i Grupit kuvendor të opozitës Edi Paloka. Gjatë fjalës së tij publike në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Paloka  tha se nuk ka një orë të përcaktuar për miratimin e reformës, ndaj shtyrja me 24 orë me qëllim arritjen e konsensusi mes palëve do të ishte zgjidhja e duhur.

Edi Paloka:
“Gjeja më normale është që ne mbi atë letër të shkruar, apo marrëveshje të mblidhet komisioni. Nuk besoj se data 21 është patjetër dita historike, se nesër do të përmbyset bota dhe nuk kemi orë të tjera për të miratuar reformën. Nëse duam ta miratojmë të ulemi, të mblidhet komisioni, i ka të gjitha arsyet për tu mbledhur dhe të diskutojmë dhe të na sjellin draftin që duhet të votojmë në parlament”
Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili kërkoi vijimin e  negociatave mes palëve. Kjo është rruga e vetme tha Meta që sot të hidhet në votim ndryshimet Kushtetuese në Parlament, e cila kërkon minimalisht 94 vota.

Në diskutim është pëfshirë dhe Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, që ka kritikuar mosmbledhjen e Komisionit për reformën në drejtësi një ditë më parë. Ai u shpreh se mbledhja një ditë më parë duhet të ishte mbajtur për të mos penguar seancën e së enjtes në Kuvend. Mbledhja duhet të kishte një karakter të mirëfilltë proçedural, shtoi Vasili.
Sipas Petrit Vasili pika e mbetur pezull, ajo e vetingut, sot nuk mund të shkojë në parlament.

“Negociatorët politikë janë shqiptarë, të huajt asistojnë. Por negociatorët nuk erdhën, nuk duhet të kishim mbetur në këtë situatë që jemi aktualisht, kemi apo jo një draft. Po na kërkohet të votojmë një gjë që nuk është miratuar ende”, tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0024678707122803