E veshur me një fustan të bardhë tepër femëror, aktorja Pamela Anderson duket se është ndjerë mjaft mirë në shoqërinë e re në Kanë.
48 vjeçarja është fotografuar duke festuar në një club krah ish bashkëshortit të këngëtares Cheryl- Fernandes- Versini. Ish bashkëshorti i kësaj të fundit, Jean Bernard Fernandes- Versini është ende në pritje të finalizimit të divorcit. Ndoshta kjo ka qenë edhe një arsye më shumë që Pamela të ndihet kaq mirë në shoqërinë e 35 vjeçarit , por jo vetëm kaq.
Ata të dy janë larguar bashkë nga lokali në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, Cheryl e cila po përjeton një dashuri të re me anëtarin e grupit “One Direction” Liam Payne, është gjithashtu në Kanë . Çfarë do të ndodhte nëse “çiftet e reja” do të përballeshin?