Bota është shumë e vogël, veçanërisht ajo e personave të famshëm.
Duket sikur herët a vonë të gjithë mpleksen me njëri-tjetrin, por ky rastë është vërtetë i çuditshëm dhe nuk e prisnim aspak. Pamela Anderson është parë duke shijuar një darke me futbollistin francez Adil Rami në jug të Francës, duke u dhënë zjarr zërave për një lidhje. Aktorja dhe modelja 49 vjeçare, e cila më parë po frekuentohej me themeluesin e ËikiLeaks, Julian Assange, dukej sikur ishte veshur për të bërë përshtypje ndërkohë që doli në publik me ish mbrojtësin e Milan, atletin 31 vjeçar. Plot 18 vite diferencë, por që duket se nuk përbëjnë aspak problem për lojtarin e Sevilla dhe kombëtares franceze, si dhe natyrisht për ish yllin historik të “Baywatch”.