IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Pamja e pazakontë: Ja si duket Elvana Gjata pa tualet! [VIDEO]

Pamja e pazakontë: Ja si duket Elvana Gjata pa tualet! [VIDEO]

Publikuar më: 15:01 20-07-2016

Ujë dhe sapun, ashtu siç nuk ishim mësuar ta shihnim bukuroshen e muzikës shqiptare.

Elvana Gjata është shfaqur pa make-up në postimin e saj më të fundit në Insta. Artistja e shumë hiteve ka bërë publike një video të shkurtër në të cilën duket krejtësisht natyrale. Elvana duket se po shijonte një ditë relaksi në plazh dhe ka ndarë më ndjekësit e saj momentet kur po bënte një zhytje në ujë. Pavarësisht se zhytja është inverse, dhe ajo nuk e tregon veten pasi është lagur, është qartësisht e dukshme se gjithçka e shfaqur është lëkura e “paprekur” e Elvanës. Edhe flokët e lagur tregojnë se ky nuk ishte kontakti i parë që këngëtarja e “Njësoj” po bënte me ujin. Gjithmonë e kuruar deri në detaje, me asnjë fije qerpiku jashtë vendit ku supozohet të jetë, nuk e mbajmë mend se kur ishte hera e fundit që e kemi parë në këtë “version”. Dhe duke gjykuar nga rezultati, nuk jemi të sigurt se kë preferojmë, Elvanën me apo pa tualet.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096