INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pamja e re e Salah Abdeslam nga burgu belg

Pamja e re e Salah Abdeslam nga burgu belg

Publikuar më: 12:13 12-04-2016

Mjekër e gjatë dhe e çrregullt, sikurse mustaqet. Flokë të pakrehura dhe në pamje i raskapitur. Shfaqet kështu Salah Abdeslam, terroristi i Parisit i arrestuar në javët e fundit në Bruksel, në një foto të realizuar në burgun e Bryzhit, në Belgjikë, të publikuar nga e përditshmja lokale “Het Nieuwsblad”.

Salah shfaqet kështu i lodhur dhe i sprovuar nga burgimi, shumë ndryshe nga fotot e shpërndara më herët kur ishte ende në kërkim dhe me një pamje të rregullt, i ruar, flokë të krehura dhe të mbajtura në rregull me xhel.

Në foton e fundit ai mban veshur një pulovër të errët, e ka fytyrën të lodhur dhe sytë të rënduar. E fundit është edhe mjekra, që me siguri e kishte lënë të rritej për t’u kamufluar sa më mirë gjatë periudhës së arratisë.

Siç raporton e përditshmja belge, që ka mbledhur dëshmi nga burgu, Abdeslam po sillet si një i dënuar model, pa përbërë as shqetësimin më të vogël. Gjithësesi, ai i nënshtrohet një rregjimi burgu të rreptë, me gardianët që e kontrollojnë në qeli të paktën 8 herë në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102