Këto pamje po bëjnë xhiron e botës.
Policia në Xhorxhia, SHBA, po përpiqet të identifikojë një vajzë të vogël që u gjet në një qese plastike pasi banorët dëgjuan disa të qara .
Vajza, e njohur tani si "Baby India", është aktualisht në kujdesin e shërbimeve sociale.
Zyra e Sherif Qarkut Forsyth po përpiqet ta identifikojë fëmijën ndërsa kjo video ku duket vajza sesi rri në qese dhe banorët e zonës përpiqen ta ndihmojnë ka prekur të gjithë ata që e kanë parë.