Jemi mësuar që ta shohim gjithmonë me ngjyra shkëlqyese, veçanërisht në klipin e saj të fundit “Redrum”.
Por edhe në postimet e ndryshme nëpër rrjetet sociale, rrallëherë na ndodh që të shohim një imazh të pakuruar të Erës. Kështu, postimi i saj i fundit, ku shfaqet me një look shumë minimalist na jep një pamje tjetër të autores së shumë hiteve. Dhe duhet thënë që Era na pëlqen shumë më shumë kështu, pasi theksi vihet më shumë tek tiparet e saj, se sa tek ngjyra verbuese e tualetit. Shpresojmë që të jetë fillimi i një look-u të ri për vajzën që çmendi botën nën ritmet e “Bonbon”.