Supermodelja braziliane duket sikur e kanë rrahur, por ajo shprehet krenare!
Në të vërtetë nuk është për t’u shqetësuar pasi kjo është thjesht Adriana Lima pasi ka bërë vrap. Në fytyrë duket gati e mavijosur dhe mund të themi pa frikë që e ka çuar veten deri në limite. Dhe si mund të ndodhë ndryshe kur kërkon të thyesh rekordin tënd personal? Adriana është shprehur se për të sot është një ditë e madhe pasi ia ka dalë që të vrapojë për 4 milje (6 kilometra) në vetëm 35 minuta. Duke gjykuar nga frymëmarrja e rënduar dhe pamja e tronditur në fytyrë, duket se bukuroshja 35 vjeçare menjëherë sapo ka mbaruar vrapin ka nxituar t’u rrëfejë fansave arritjen e saj. Mirë që nuk i ra të fikët...