Luiza Gega na nderoi përsëri, jo vetëm më pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian të Atletikës, por edhe me rezultatet e saj të cilat e ngjitën në shkallën e dytë të podiumit. Një medalje argjendi vjen në Shqipëri! U deshën më shumë se tre ditë, që shteti të reagonte ndaj figurës së kësaj kampioneje.
Kolegë dhe miq të saj i kanë organizuar mbrëmjen e djeshme një festë, ku edhe aty vihet re mungesa e autoriteteve të larta shtetërore. Asnjë pritje për Luizën e cila mesa duket nuk e meriton një pasaportë diplomatike. Sot ajo dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, do të jenë sot në emisionin 3jat, me Rudin dhe Mateon për të zbuluar më shumë rreth pjesëmarrjes së saj në kampionatin që u zhvillua këtë fundjave në Amsterdam.