Fansat janë të shqetësuar për Britney Spears pasi këngëtarja postoi 12 foto nudo të saj në llogarinë personale në Instagram.
“Foto nga hera e fundit që kam qenë në Meksikë, para se të kishte një fëmijë brenda meje”, ka shkruar këngëtarja shtatzënë, teksa ka publikuar tre postime me foto të ndryshme nudo.
Ndjekësit e saj në komente shprehën shqetësim për yllin e popit duke thënë se kjo tregon shumë për gjendjen e saj psikologjike, pasi fotot ishin thuajse të njëjta.
“Kjo vajzë është e sëmurë, thërret për ndihmë”, ka shkruar një ndjekës, ndërsa një tjetër ka shkruar: “Jam i sigurt që kujdestaria e ka fajin”.
Këngëtarja e “Toxic” shkoi në Meksikë për pushime me partnerin e saj Sam Asgari, kur janë realizuar këto foto. Çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë.