Bregdeti shqiptar është gjithmonë mikë pritës kur bëhet fjala për të pushuar.
E mesa duket kësaj radhe bregdetin tonë e kanë zgjedhur dhe disa krijesa të veçanta.
Nëpërmjet një postimi në facebook mjeku Arben Rugia ka publikuar pamjet e disa delfinëve që po notojnë në ujërat e qytetit të Durrësit.
Siç shihet në video, janë më shumë se dy delfinë që notojnë përkrah njëri-tjetrit
"Mirëmëngjesi nga Durrësi", shkruan mjeku i njohur duke publikuar videon.
Kjo nuk është hera e parë që bregdeti jonë bëhet mikpritës për këto krijesa ujore.
Vetëm pak ditë më parë disa pushues nga jugu publikuan video nga disa peshkaqenë që notonin shumë pranë bregut.