INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pamje të pazakonta. Lumi ngrin për disa orë, copat e akullit fluturojnë në ajër[VIDEO]

Pamje të pazakonta. Lumi ngrin për disa orë, copat e akullit fluturojnë në ajër[VIDEO]

Publikuar më: 18:20 15-01-2018


Temperaturat e ulëta që kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaktuan të ashtuquajturin cikloni- bombë. Fenomenet ekstreme goditën bregun lindor të SHBA-ve duke regjistruar temperatura të pamëshirshme. Pamjet që shfaqen në videon e publikuar në timepalse në Twitter nga shërbimi meterologjik i Burlington, në Vermont do t’iu habisin. Në vetëm tri orë lumi i Ausable në Au Sable Forks, që ndodhet në New York ngriu plotësisht. Pamjet tregojnë se si shtrati i lumit fryhet në mënyrë impresionuese për shkak të blloqeve të akullit që krijohen. Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe të ftohtit ekstrem duhet theksuar se panorama që të ofrojnë këto ditë dimri është vërtetë e mrekullueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0032291412353516