Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 67-vjeçar së bashku me djalin e tij kanë qëlluar për vdekje fqinjin e tyre Aaron Howard në Abilene, Texas, SHBA.
Ata ishin duke u përplasur për një kosh plehrash te rrugica e përbashkët midis shtëpive.
Babë e bir janë arrestuar menjëherë nga policia, por më pas janë liruar sërish pasi paguan 25.000 dollarë garanci, në pritje të gjyqit.
Momenti kur viktima u qëlluar është filmuar nga e fejuara e tij, ndërsa më pas është hedhur në rrjetet sociale nga avokati i tyre për të treguar se çfarë ka ndodhur më të vërtetë.