Pamje katastrofike vijnë nga zona e Atikës, e cila ditën e djeshme u përfshi nga flakët ku vetëm brenda 4 orëve çdo gjë u shkrumbua.
Media greke 'Alpha' e ka ndjekur ngjarjen me më shumë se 3 gazetar në terren.
Pamjet që ky televizion publikon janë tepër të rënda, ku shihet se si vendi përpihet nga flakët, se si njerëzit dhe kafshët që vrapojnë për të shpëtuar.
Gjatë momenti të transmetimit njëri nga gazetarët që ka qenë në një nga vatrat e zjarrit ka rrezikuar dhe jetën, pasi flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi.
Ndërsa një tjetër gazetare, ka raportuar se një ndër skenat më të tmerrshme që kishte parë ishte kur kishin gjetur dy gra, të cilat ishin djegur me fëmijët e tyre pranë vetes, njëra me dy fëmijë dhe tjetra me tre.
Zjarrfikësit janë ende duke punuar për neutralizimin e çdo vatre, ndërsa vazhdojnë të kërkojnë në çdo makinë të shkrumbuar për trupa të djegur, ku vetëm pak minuta më parë raportohet se janë gjetur edhe dy trupa, një i moshuar dhe një grua e cila thuhet se ka qenë shërbyesja e tij, të dy të djegur brenda një makine.