Sërish pakujdesia e shoferëve rrezikon të marrë jetë njerëzish.
Mëngjesin e sotëm në rrugën e Durrësit, pranë Kafe “Flora” një makinë ka përpasur një 11 vjeçar i cili gjendet i shtrirë në tokë në gjëndje të rëndë në pritje të mbërritjes së autoambulancës. Identiteti i tij nuk dihet ende, ndërsa raportohet se 11-vjeçari shiste artikuj të ndryshëm në rrugët e kryeqytetit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që e përplasi.
Fotot e mëposhtme janë shkëputur nga videoja (të cilën nuk e publikojmë pasi përmban pamje të rënda) e bërë live në momentin që fëmija gjendej i shtrirë në tokë.