Ditën e sotme në plazhin e Hamallajt, është mbytur një burrë, identifikimi i të cilit nuk është bërë ende. Sipas pushuesve që kanë qenë në vendngjarje, ai ka humbur jetën, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia. Një video e mbërritur në faqen ‘Jeta osh qef’ nga pushuesit të cilët kanë qenë aty, tregojnë momentin e rëndë kur pushuesit tentojnë ta shpëtojnë dhe t’i japin ndihmën e parë, por nuk ia kanë dalë. Videoja nuk është publikuar për shkak se pamjet janë të rënda, por janë publikuar disa fotografi.