Kjo është efektivja e policisë e cila humbi katër gishtat e dorës si pasojë e një kapsolle të hedhur nga protestuesit.
Protesta e banorëve të “Unazës së Re” pati përplasje mes policisë dhe banorëve.
INnews.al sjell momentin kur efektivja e policisë humb gishtat.
Policia e Shtetit tha se janë plagosur 12 efektiv policie. Njëra prej tyre ka prerë gishtat.
Nga policia nuk bëhet i ditur numri i të plagosurve nga pala e protestuesve por nga spitali mësohet se një grua është rëndë ndërsa ka dhe disa të tjerë të plagosur.