Një aksident i rëndë ka përgjakur askin rrugor Rrëshen-Thirrë ku si pasojë e përplasesë së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Në incident u përfshinë mjetet Kamion tip Benz me targa AA 471 BP me drejtues shtetasin S.P. banues në Mirditë me mjetin tip Volksëagen Golf me targe AA 411 OU me drejtues shtetasin S. K. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volksëagen të cilët 3 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse njëri nga të dëmtuarit ndodhet në Spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e duhur mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.