Një shpërthim zjarri ka shkatërruar një restorant dhe ka plagosur më shumë se 40 persona në pjesën veriore të Japonisë.
Fotot e shpërndara nëpër mediat sociale treguan rrënojat nga shpërthimi, ndërsa policia njoftoi për të lënduarit, e ndërsa operacionet e shpëtimit janë vënë në lëvizje menjëherë.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por policia ka mbyllur zonën në rrethin e Hiragishit të Sapporos në ishullin Hokkaido.
Dëshmitarët gjithashtu raportuan se në këtë zonë pas ngjarjes mbante erë gazi, çka mendohet se ka qenë një rrjedhje gazi ajo që ka sjellë shpërthimin.