Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori, ku një makine i është vënë tritol dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ.al, makina me targa AA 270 IV është shkatërruar e tëra.
Brenda saj është drejtuesi i mjetit, i cili ishte në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekim.
Nuk dihet shkaku i ngjarjes, teksa hetimet pritet të zbardhin detaje në vijim.