Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në Tiranë, në zonën e Unazës së Re. Një femër e paidentifikuar është hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka gjetur vdekjen. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, por sipas dëshmitarëve viktima është vetëvrarë, bën me dije joq.al.
Përveç kësaj, qytetarët shprehen të indinjuar pasi ambulanca erdhi dhe pasi konstatoi vdekjen e saj u largua, ndërkohë që forcat e policisë nuk kishin mbërritur akoma. Kujdes, pamje të rënda.