Një grua shqiptare, 29-vjeçare ka tentuar të hidhet nga dritarja e një hoteli në një nga rrugët në Torino të Italisë, duke mbetur për shumë kohë e zvarritur jashtë saj. Banorë e kalimtarë të alarmuar kanë njoftuar policinë dhe forcat zjarrfikëse dhe ndërhyrja ka qenë urgjente dhe e shpejtë. Alarmi u dha rreth orës 10:00 të paradites së sotme, ndërkohë që emri i gruas shqiptare nuk bëhet ende i ditur. Policia pas shumë negociatash ka mundur ta shpëtojë, duke e zbritur nga dritarja. Nga hetimet e para duket se shkak i veprimit të gruas kanë qenë problemet me punën.