Një javë pas zjarrit vdekjeprurës në Athinë, mediat kanë publikuar të tjera pamje tragjike, duke treguar turmat e njerëzve që i drejtohen detit për të shpëtuar nga flakët dhe tymi asfiksues. Dhjetëra njerëz mes tyre shumë të moshuar dhe fëmijë të vegjël përpiqen për t'i shpëtuar vdekjes.Njerëzit mbanin kokën të mbuluar për ti shpëtuar tymit helmues, ndërkohë që zjarret vazhdonin ende të shkatërronin gjithçka gjenin përpara.
Po ashtu në pamjet tronditëse duken sesi nënat mbulojnë fëmijët për t'i shpëtuar nga asfiksia e tymit. Ndërsa persona të tjerë duken me telefon në dorë duke lajmëruar të afërmit e tyre.