INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pamjet e para të Galaxy S7

Publikuar më: 11:15 18-02-2016

Publikohen pamjet e para të smartfonit të ardhshëm Samsung Galaxy S7 , i cili pritet të publikohet zyrtarisht më 21 shkurt të 2016.

Në video ne mund të dallojm qartë se cila do të jetë forma e modelit më të ri të Samsung. Sipas kompaninë telefoni do të jetë i papërshkueshëm nga uji, por nuk është konfirmuar akoma nëse ka marrë certifikimin IP67 apo IP68.

Ka qenë blogu Android Authority ai që ka publikuar në faqen e tij pamjet e telefonit më të ri të kompanisë së Koresë Së Jugut i cili jep dhe disa detaje të rëndësishme.

Burimi i Android Authority thotë se Galaxy S7 është i pajisur me IP67 ose IP68 të certifikuar, që do të thotë mjaft hermetike ndaj papastërtive dhe lëngjeve.

Më tej blogu konfirmon se smartfoni do të ketë si sistem operativ Andorid Marshmallow 6.0, kamerën kryesore 12 megapixel dhe një bateri 2800 mAh.

Article Logic
Execution time: 0.0023910999298096