Jane bërë publike emrat e tre personave të plagosur në Shkodër pak më parë, si dhe është publikuar një video që tregon pasojat e atentatit.
Bëhet me dije se të plagosurit janë Enrik Prenushi, Doni Lisi dhe dhe Elona Çurku, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Rrethanat që sollën ngjarjen e frikshme nuk janë bërë ende të ditura, por të dhënat paraprake saktësojnë informacionet e mëparshme. Raportohet se nuk ishte djali objektivi i sulmit, pasi autorët që kanë qenë në makinë kanë qëlluar në drejtim të vajzës.