Të edukohesh jashtë vendit vitet e fundit është kthyer në trend të të rinjve shqiptarë. Me mijëra çdo vit shkojnë të ndjekin arsimin e lartë në universitetet Europiane dhe ato Amerikane.
Po jo të gjithë kanë mundësi të marrin informacionin e duhur për të zgjedhur universitetet më të mira ndaj, Universiteti Marin Barleti në bashkëpunim me EducationUSa, organizoi panairin e KolegjeveAmerikane në Shqipëri.
Përfaqësuesit e 9 universiteteve të Shteteve të Bashkuara, ndanë informacion me nxënësit e gjimnazeve të Tiranës mbi programet dhe mundesitë që ofrojnë.