INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panairi i librit/ Pavarësisht dëshirës çmimet e librave nuk përballohen nga të gjithë [VIDEO]

Panairi i librit/ Pavarësisht dëshirës çmimet e librave nuk përballohen nga të gjithë [VIDEO]

Publikuar më: 15:07 16-11-2018

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë.

Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit e shkollave që organizohen nga mësuesit dhe e vizitojnë.

Por ka dhe të tjerë që shkojnë për të blerë libra, pasi në panair i gjen me çmime më të ulta.

Nga një vëzhgim që bëmë me kameran tonë vëmë re se dëshira nuk është i vetmi përcaktues pasi rëndësi ka shumë edhe çmimi.

Disa vizitorë thanë se pavarësisht se duan të lexojnë privohen nga çmimet e tyre.

“Çmimet janë si çdo vit, nuk ka ndryshim. Librat cilësorë mund të themi që janë të shtrenjtë”, tha një lexuese. 

“Shumica e atyre që lexojnë nuk kanë mundësi të blerjnë libra”, shprehet një qytetar.

Por ka dhe lexues që ja dalin finaciarisht dhe thonë se kursejnë para që t’i blejnë. “Libri nuk është kurrë i shtrenjtë. Kush do të shpenzojë për librat, ka shpenzuar për të ardhmen”, thotë një vizitore tjetër e panairit.

Prindërit për fëmijët nuk kursehen dhe disa nga të vegjëlit që takuam, gëzonin se do të blenin shumë libra.

"Unë do blej dy"
"Unë do blej dy-tre libra. "Kapiten Brekushi" ose ndonjë libër tjetër" 
"Do blej dy. Këtu ka shumë libra të bukur"

“Në Shqipëri ne na pëlqen skontoja por kur e pëlqen librin nuk e sheh çmimin”, u shpreh një student. Librat më të pëlqyer, siç tregojnë lexuesit, janë ato me përmbajtje historike dhe librat artistik. Të lënë mënjanë për shumicën e popullsisë mbeten sërish librat akademikë.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156