Skandali Financiar “Panama papers” ka dhënë këtë të marte dhe efektin e parë.
Kryeministri i Islandës Sigmundur Gunnlaugsson i ka kërkuar Presidentit të vendit Olafur Grimsson që të shpërndajë Parlamentin. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters.
Vendimi vjen ndërkohë që emri i kryeministri u përmend në skandalin e fundit të fshehjes së pasurive në Panama. Kjo shkaktoi protesta në Islandë pasditen e shkuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Pavarësisht kërkesës së kreut të qeverisë në Islandë, presidenti nuk ka marrë vendimin për shpërndarjen e parlamentit. Reuters bën të ditur se Presidenti ka deklaruar se do të konsultohet me partitë e tjera për ndërmarrjen e këtij vendimi, duke refuzuar paraprakisht shpërndarjen e Parlamentit.