INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panama Papers – Edhe Kryeveprat e Picasso, Rembrand dhe Van Gogh, të fshehura në dosje

Panama Papers – Edhe Kryeveprat e Picasso, Rembrand dhe Van Gogh, të fshehura në dosje

Publikuar më: 13:23 11-04-2016

Dokumentet e Panamasë kanë zbuluar dhe lidhjet mes tregtisë ndërkombëtare të artit dhe sekreteve offshore. Tregtarët miliarderë të artit kanë përdorur kompani offshore për të fshehur pikturat e të mëdhenjve,  Picasso, Rembrand, Van Gogh, por dhe artistëve të tjerë, që besohet se janë vjedhur nga nazistët.
Nipi i një tregtari hebre arti, mësoi se një pikturë e çmuar për të cilën ai besonte se nazistët ia kishin vjedhur gjyshit të tij mund të jetë aktualisht në duart e njërës prej familjeve më me ndikim në botin e artit. Por vërtetimi i kësaj hipoteze ishte i pamundur.
Vepra, e krijuar nga artisti italian Amedeo Modigliani, njihet me titullin “Burri i Ulur me Shkop.” Modigliani, një i ri i varfër dhe i alkoolizuar, vdiq nga tuberkulozi pothuajse një shekull më parë; pikturat e tij sot shiten për deri 170 milionë dollarë.
Hetuesit e gjurmuan pikturën te një klan miliarderësh, të cilët e patën blerë atë në një ankand më 1996. Avokatët që punonin për nipin, dërguan një letër te galeria Nahmad në Nju Jork, ku deklarohej se tabloja i përkiste nipit, të i cili duhej të kthehej. Galeria Nahmad pati këmbëngulur në gjykatat federale dhe të shtetit në Nju Jork se familja nuk e disponon veprën e Modiglianit. Një kompani offshore e quajtur International Art Center, e regjisturar nga një firmë ligjore pak e njohur në Panama e ka atë nën pronësi. Familja Nahmad e kishte kontrolluar kompaninë e regjistruar në Panama, International Art Center, për më shumë se 20 vjet, tregojnë dokumentet. Ajo kompani ishte një pjesë e rëndësishme e biznesit të artit të kësaj familjeje. David Nagmad, udhëheqësi i familjes, ka qenë pronari i vetëm i kompanisë që nga janari 2014. Mossack Fonseca jo vetëm që ndihmoi Nahmadët të krijonin kompaninë International Art Center më 1995, por ajo ofroi edhe për shumë klientë të saj mjetet për të kryer transaksione më sekret të plotë për vepra të artistëve të famshëm si Van Gogh, Rembrandt, Chagall, Matisse, Basquiat dhe Warhol.

Sipas gazetarit, Jake Bernstein të BIRN, koleksionistë të tjerë të mirënjohur që kanë kompani të regjistruara me ndihmën e Mossack Fonseca, përfshijnë klanin Thyssen-Bornemisza të Spanjës, manjatin kinez Wang Zhongjun dhe mbesën e Picasso, Marina Ruiz-Picasso.
Të dhënat e firmës përmendin mjaftueshëm vepra arti për të mbushur një muze të tërë. Mes shumë provave të reja në betejën  ligjore mbi veprën e Modiglianit, ka të dhëna në dosjet e Mossack Fonseca mbi misterin e kryeveprave të humbura të një manjati grek anijesh si dhe detaje të panjohura më parë mbi një nga blerësit më të mëdhenj të artit të shekullit të 20.
Për shkak se arti është lehtësisht i transportueshëm, i kushtueshëm dhe i pambikëqyrur, autoritetet kanë frikë se shpesh përdoret për pastrim parash.

Loja me ankandet

Një nga pikturat më të shtrenjta të shitura nga ankandi i Ganz ishte Gratë e Algjerit. Ajo ishte tabloja e fundit në një seri të jashtëzakonshme me pesëmbëdhjetë tablo që Picasso i bëri në mes të viteve 1950. Në garë për këto vepra ishin pjesëtarë të klanit të miliarderëve Nahmad. David Nahmad dhe e morri këtë vepër. Ai konsiderohej si koleksioni më i madh i veprave të Picasso.
Të dhënat e Mossack Fonseca tregojnë se Nahmadët ishin nga të parët që përdorën të mirat e tregtisë së artit offshore. Biznesi i Nahmadëve, shtrihet në shumë shtete dhe është i dizenjuar të kryhet para së gjithash offshore. Ndërsa drejtuesit e familjes gjenden në tri vende dhe galeritë e tyre në të dy anët e oqeanit Atlantik, shumica e tablove magazinohen në Zvicër.
International Art Center nuk është korporatat e vetme e familjes e regjistruar nga Mossack Fonseca. Giuseppe Nahmad krijoi gjithashtu Swinton International Ltd., e cila u regjistrua në Ishujt e Virgjër Britanik më 1992.
Nahmadët nuk janë klani i vetëm i botës së artit që i gjetën transaksionet e tyre offshore në telashe ligjore. Të dhënat e Mossack Fonseca japin informacione të reja mbi mosmarrëveshjet ligjore të familjes Goulandris, një dinasti greke e transportit detar që gjendet në mes të një lufte mbi fatin e 83 kryeveprave të artit që kanë humbur.

Article Logic
Execution time: 0.0087828636169434