INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panama Papers, ja emrat e shtetasve shqiptarë dhe aksionerëve të përfshirë

Panama Papers, ja emrat e shtetasve shqiptarë dhe aksionerëve të përfshirë

Publikuar më: 20:01 09-05-2016

Skandali i “Panama Papers” tani është  zgjeruar edhe më shumë, pasi një sasi e jashtëzakonshme dokumentesh që kanë të bëjnë me mbi 200 mijë llogari në parajsa fiskale, janë bërë të disponueshme në internet.
Kjo sasi dokumentesh është e disponueshme në adresën “offshoreleaks.icij.org”. “Dokumentet e Panamasë” treguan se si disa njerëz të pasur përdorën kompani jashtë vendeve të tyre për të shmangur taksat dhe sanksionet. 
Mes emrave të shumtë të shumë politikanëve, ish-liderëve e njerëzve me ndikim në botë, janë shfaqur edhe dy emra të rinj dhe të panjohur për ne, pikërisht Petraq Shuma, aksioner i “Sapphire Enterprises LTD” dhe Endrit Maloku, aksioner te “Gardiner LTD”. Në listën e përbërë kryesisht nga shtetas të huaj, përfshihet edhe emri i Ismail Mulletit.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658