INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Panama Papers”, reagon bashkëthemeluesi Mossack Fonseca

“Panama Papers”, reagon bashkëthemeluesi Mossack Fonseca

Publikuar më: 19:15 04-04-2016

Pas publikimit të skandalit më të madh financiar “Panama Papers”, ku një grup gazetarësh publikuan një raport në lidhje me aktivitetet financiare të disa prej ish-liderëve dhe liderëve aktuale si dhe njerëzve të  pushtetshëm dhe të famshëm, ka ardhur reagimi i bashkëthemeluesit Mossack Fonseca. Kjo e fundit është firma juridike ku bizneset kanë shmangur taksat dhe kanë pastruar paratë.

Nëpërmjet një deklarate kompania thotë se dokumentat janë marrë në mënyrë të paligjshme.

“Dokumentet janë marrë në mënyrë të paligjshme, nëmëprmjet hakerimit. Për 40 vjet nuk jemi përfshirë në asnjë akuzë fiskale. Është cënuar privatësia e kompanisë sonë”, thuhet në deklaratën e kompanisë Mossack Fonseca

Gjithashtu bashkëthemeluesi ka thënë se të gjithë emrat në listë nuk janë klientët tanë, por janë të bankave ndërmjetësuese dhe nuk rezultojnë në asnjë nga database-t tona.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262