INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panariti:

Panariti: " Deri tani nuk është shënuar asnjë rast me virus"

Publikuar më: 15:16 09-01-2017

Ministri i Buqësis Edmond Panariti ka vizituar sot qytetin e Kavajës në kuadër të parandalimit të gripit të shpëndeve.

Panariti ka deklaruar se në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast me këtë virus,

dhe kjo fale masave të marra nga sipërmarrësit, të cilët po zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë, që nisin që nga masat e higjienës e deri të zbatimi i profilaksisë.

Ministri Panariti i është përgjigjur dhe interesit të medias në lidhje me Dermatozen Nodulare, situatën e sëmundjes dhe kompensimin e premtuar për blegtorët, kafshët e të cilëve janë dëmtuar.

“Tashmë, ne kemi shtypur virusin e Dermatozës Nodulare dhe nuk kemi asnjë rast të ri. Shumë shpejt do të bëjmë kompensimin e kafshëve të dëmtuara. Është bërë porosia në Danimarkë me kafshë të rracës, të përzgjedhura, të cilat janë edhe me cilësi rracore më të mirë sesa kafshët e dëmtuara dhe sipas një plani të hartuar mirë, do të bëjmë urgjentisht kompensimin për fermerët e dëmtuar. Të gjitha kafshët e regjistruara si të dëmtuara nga kjo sëmundje, pra dermatoza, do të kompensohen kokë më kokë”, theksoi Ministri.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832