INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panariti ngre alarmin. ‘Buka jashtë standardeve, shteti nuk funksionon’ [VIDEO]

Panariti ngre alarmin. ‘Buka jashtë standardeve, shteti nuk funksionon’ [VIDEO]

Publikuar më: 15:19 08-05-2018

Ish-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ngre alarmin, se shqiptarët po konsumojnë bukë me cilësi më të ulët, sesa normat e lejuara. Në një intervistë për IN News, Edmond Panariti thotë se strukturat shtetërore nuk po kryejnë detyrat ligjore, për të kryer kontrollet e nevojshme në terren. Kontrolli është mjaft i thjeshtë, thotë ai.

Edmond Panariti:
“Ne nuk mund të ndalojmë, që në Shqipëri të futen edhe miellra poshtë këtij standardi, për arsye se kjo është një marrëveshje që Shqipëria ka nënshkruar me Organizatën Botërore të Tregtisë, që këto miellra kurrsesi të mos përdoren për bukë masive. Kjo monitorohet në bukën që del nga furrat e pjekjes. Apeli im është, kur del buka të merren në mënyrë sistematike mostra, për të përcaktuar përqindjen e proteinës”!
Por, Shqipëria sipas Panaritit ende nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të kryer këto kontrolle.
Edmond Panariti:
“Ne nuk kemi kapacitete deri në këtë moment. Po i ndërtojmë gradualisht. Po i ndërtojmë për të garantuar gjurmueshmërinë e miellit”.
Përdorimi i miellit që përdoret për ëmbëlsira, për bukë masive është i ndaluar, por kjo thotë Panariti po ndodh në Shqipëri. A rrezikohet shëndeti i qytetarëve? Kësaj pyetje Panariti i përgjigjet në këtë mënyrë.
Edmond Panariti:
“Nuk është i dëmshëm, por nuk është i ushqyeshëm, nuk ka vlera nutricionale. Një bukë, e cila nuk ka përmbajtje të lartë proteinike, por ka përmbajtje të lartë sheqerash lehtësisht të zbërthyeshëm, karbohidratesh, është një bukë që nuk të ngop dhe përgjithësisht është shkaktarja e obezitetit në popullatën shqiptare”.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916