INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panariti takon homologun e Malit të Zi: Të lehtësojmë burokracitë e shkëmbimeve tregtare

Panariti takon homologun e Malit të Zi: Të lehtësojmë burokracitë e shkëmbimeve tregtare

Publikuar më: 16:53 25-01-2017

Shqipëria do të bashkëpunojë me Malin e Zi për të minimizuar burokracitë e shkëmbimit të mallrave dhe lehtësimin e bizneseve midis dy vendeve. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, pas takimit që pati në Podgoricë, me homologun e Malit të Zi Milutin Simoviç. Ministri Panariti deklaroi se, është mjaft e rëndësishme një marreveshje mes dy vendeve për “Menaxhimin e Ujrave”, firmosja e të cilës mund të bëhet në Tiranë ose Shkodër. “Duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona, mendoj që për të minimizuar burokracitë përgjatë shkëmbimit të mallrave dhe lehtësimin e bizneseve të dy vendeve tona, do të ishte e udhës, që të ngremë grupe pune të përbashkëta, veterinare dhe fitosanitare, duke lehtësuar kështu dhe lëvizjet tregëtare”, theksoi Panariti. “Mali i Zi duhet të shfrytëzojë propozimin e Qeverisë Gjermane, për të shfrytëzuar laboratorët e tij të refencës. Bashkëpunimi nis mes dy vendeve tona, pra Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke shërbyer si fillim i përfshirjes hap pas hapi, edhe i vendeve tjera të Ballkanit”- deklaroi kreu i Bujqësisë. Sipas tij “programet e përbashkëta të të dy vendeve pranë institucioneve ndërkombëtare financiare, janë mjaft të rëndësishme”. Panariti ndodhej në Mal të Zi, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore, në Podgoricë.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822