Disa njerëz janë plagosur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të bllokuar në terminal, pasi dy shpërthime tronditën aeroportin e Zaventemit në Bruksel.
Policia belge ka konfirmuar se janë “disa të vdekur”Bojan Pançevski, korrespondent i BE-së për Sunday Times thotë se 25 vdekje janë raportuar, por ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ndjenë tronditjen e fortë të shpërthimeve, që besohet se ishin përqëndruar në sportelin e kontrollit të linjës së fluturimit American Airlines.
Fotografitë tregojnë dritaret e terminalit të thyera nga forca e shpërthimit, tymin lart në qiell dhe pasagjerët të tmerruar që vrapojnë të largohen.
Dyshohet se shpërthimi në Aeroportin Zaventem u krye nga kamikazët. Të paktën këtë raportojnë mediat e huaja pas gjetjes së 3 xhaketave "vetëvrasëse" në aeroport.
Zyrtarët e aeroportit konfirmuan se aeroporti është mbyllur. Trafiku hekurudhor në aeroport ka qenë gjithashtu i pezulluar.
Incidenti vjen në një kohë kur kryeqyteti belg ishte në gjendje të lartë gatishmërie pas arrestimit të të dyshuarit të sulmeve terroriste në Paris, Salah Abdeslam vetëm katër ditë më parë.