INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Angli, familjet po mbushin shtëpitë me ushqime

Panik në Angli, familjet po mbushin shtëpitë me ushqime

Publikuar më: 15:37 02-12-2018

Popullata angleze duket e alarmuar. Ata mendojnë se BREXIT-i do të sjellë krizë të furnizimit me prodhime ushqimore. Sipas tyre ekziston frika se qarkullimi i kamionëve transportues mund të bllokohet ose ngadalësohet në portin e Doverit, andej ku kalon një e treta e tërë importeve nga Evropa. “Dyqanet në Cornwall dhe Skoci do të mbeten pa ushqime brenda pak ditësh dhe spitalet do të mbesin pa barna pas dy javësh”, kishte thënë një burim qeveritar shkruan Daily Mail.
Qeveria po e shqyrton anulimin e pushimit të policëve në rast të ndonjë kryengritjeje, ndërsa anijet e mallrave planifikohet të dërgohen nëpër porte që janë më pak të ngarkuara. Nevine është vetëm njëra nga 2 mijë anëtarët e një grupi në Facebook, të cilët po përgatiten për ardhjen e BREXIT-it dhe pasojat e tij. “Disa po përgatiten si për apokalips, ndërsa të tjerët po rezervojnë ushqime të huaja, të cilat mund të mungojnë më vonë, siç është vaji i ullirit, por sidoqoftë, mendoj se është e logjikshme që të ndërmarrin diçka”, thotë ajo.
Si duket, numri i personave që nuk do t’i lënë asgjë rastit po rritet. Sipas të dhënave të dyqanit për pajisje emergjente dhe të mbijetesës, “Evaq 8”, shitja e sistemeve për pastrim të ujit është rritur për 103 për qind. “Kemi shënuar dyfishim të shitjeve dhe shumica kanë të bëjnë me ushqimin. Ekziston një stigmë për këto përgatitje, por është gjithmonë mirë që ta keni një plan B”, thotë Zaid Almufti, drejtor i shitjeve në këtë dyqan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719