INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“PANIK NË AVIONIN DREJT SHBA-së”/ Flet shqiptari: Pasagjerët u gjakosën, unë u luta “O Zot, më ndihmo”...

“PANIK NË AVIONIN DREJT SHBA-së”/ Flet shqiptari: Pasagjerët u gjakosën, unë u luta “O Zot, më ndihmo”...

Publikuar më: 14:17 10-03-2019

Për rreth nëntë orë, fluturimi i Sead Nikajt nga Stambolli për në New York ishte i qetë. Por, ndërsa aeroplani po kalonte mbi Maine, nisën turbulencat e forta. Shqiptari tregon se pa gruan pranë tij të fluturojë nga sedilja e saj. Maskat e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisën të bërtisnin, raporton The New York Tmes.

Për rreth 10-15 minuta, gjendja ishte e tmerrshme dhe ata menduan vdekjen. “Unë thashë “O Zot me ndihmo”, tregon ai për mediat e huaja, duke zbuluar detaje nga tmerri që përjetoi kur avioni hasi në masa ajrore të forta dhe humbi ekuilibrin.
Aeroplani i Turkish Airlines u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Kennedy, por të paktën 30 vetë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për shkak të turbullirave, thanë autoritetet.

Një mjek i fluturimit theu këmbën, tha Steve Coleman, një zëdhënës i Autoritetit të Portit të Nju Jorkut. Pjesa tjetër e lëndimeve ishte e vogël, dhe përfshinte “gunga, shembje ose prerje” tha Coleman.

Në pistë u dyndën ambulancat, pasagjeret ishin te gjakosur e të tmerruar. Shqiptari tregon se nuk do të fluturoje më. “E kam mbyllur, atë që kam përjetuar sot nuk dua ta përjetoj më…’- thotë ai.

Në një deklaratë, kompania ajrore tha se ishte “thellësisht e pikëlluar nga kjo përvojë e pafat” dhe se po monitoronte nga afër gjendjen shëndetësore të udhëtarëve të lënduar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334