Aktori me origjinë shqiptare, i famshëm në mbarë botën, Can Yaman vazhdon të ketë sukses me serialet e tij.
Së fundmi ai po xhiron serialin “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel.
Mirëpo diçka e papritur ka ndodhur sepse siç bëjnë të ditur mediat turke një person nga seti i xhirimeve është infektuar me koronavirus.
Kjo ka shkaktuar panik dhe sipas një deklarate të kompanisë të gjithë aktorët dhe punëtorët kanë bërë një test të dytë për Covid-19. Gjithashtu në setin e xhirimeve janë ndërmarrë masa më të rrepta anti-covid.
Fansat mezi po presin seritë e reja dhe dyshja protagoniste po pëlqehet shumë nga publiku.