Pak minuta më parë tre katet e fundit të një pallati tek "Shkëmbi i Kavajës" janë shembur. Pallati mendohet të jetë mbi 20-katësh, pasi ka kate nëntokë dhe rreth 3 të tillë kanë qenë në punime e sipër.
Banorët që kanë parë këtë ngjarje të rëndë që mund t'ju kishte rrezikuar jetën bëjnë me dije se ky pallat i përket biznesmenit të njohur Enver Shala, i cili ka në bregdetin e Durrësit edhe një pallat tjetër 30-katësh.
Punëtorët fatmirësisht kanë shpëtuar, të paktën këto janë të dhënat e para nga vendi i ngjarjes, dëshmitarët që kanë qenë atje bëjnë me dije se policia ka rrethuar zonën.
"Shembet pallati te Prroni i Agait në Durrës. Pallati 23 katësh i Enver Shalës në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është shembur për shkak të punimeve të dobëta. Tre katet e fundit janë shembur, ky është pallati i famshëm që gjendet në rërë në breg të detit, 18 kate janë me banorë", shprehet një banor.
Ndërkaq nga të dhënat e para, policia bën me dije për JOQ se janë shembur tre katet e fundit dhe nuk ka të lënduar, ndërkaq po vijojnë hetimet.