Një automjet është përplasur me një grup studentësh në Francë duke plagosur rëndë disa prej tyre. Ngjarja ndodhi në qytetin jug-perëndimor francez Tuluzë, dhe BBC bën me dije se 3 prej studentëve janë në rrezik për jetën.
Të tre studentët raportohet të jenë me origjinë kineze. Incidenti ndodhi jashtë një kolegji në periferi të zonës Blagnac.
Mediat franceze cituan policinë duke thënë se incidenti ishte i qëllimshëm por se shoferi nuk ishte pjesë e listës së problematikëve dhe theksuan se sulmi nuk është terrorist.