Dy persona pësuan djegie të rënda dhe 10 të tjerë u plagosën pas një sulmi me bombë në një restorant në periferi të Parisit.Ekipet e ambulancës nxituan për në Aubervilliers, një komunë në rrethin Seine-Saint-Denis, pasi një bombë me shishe, e njohur si “Kokteil Moltov” u hodh brenda një restoranti të njohur.
Ekipet e shpëtimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 20:30, pasi shpërthimit të një zjarr në lokal.
Rreth 50 zjarrfikës u thirrën për t’u vënë nën kontroll flakët, raportoi Le Parisien.
Dy viktima pësuan djegie të rënda dhe u transportuan në spitalin më të afërt.
Dhjetë persona të tjerë pësuan lëndime të lehta, duke përfshirë 6 policë që ndihmuan me përpjekjet e shpëtimit.