INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Gjermani: Kërcënimet me sulme, mbyllen shkollat

Panik në Gjermani: Kërcënimet me sulme, mbyllen shkollat

Publikuar më: 12:45 05-09-2016

Disa shkolla në Braunschweig, një qytet në shtetin gjerman të Saksonisë, kanë anuluar mësimin  pas kërcënimeve me sulmeve terroriste, të dërguara me email brenda natës. Emailet kanë kërcënuar në shtatë shkolla në Braunschweig me sulme terroriste, raporton “Mediatik N24".

Mësimi është anuluar në shkollat 9-vjecare dhe të mesme, si edhe të gjitha shkollat fillore në qytet. Kërcënimet paralajmëronin se sulmet do të zhvilloheshin në orën 9 të mëngjesit.

“Koha kur sulmet mendohej se do të ndodhnin ka kaluar tashmë”, ka thënë zëdhënësi i policisë Joachim Grande. Policia është duke u përpjekur të identifikojë dërguesin e mesazhit, përmbajtja e saktë e të cilit nuk është bërë fillimisht publike. Ajo tha se procedurat e evakuimit ishin të suksesshme, pasi studentët ishin dërguar në shtëpi para fillimit të mësimit.

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318