INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Greqi, dy tërmete të tjera godasin ishullin Kos, banorët dalin nga shtëpitë

Panik në Greqi, dy tërmete të tjera godasin ishullin Kos, banorët dalin nga shtëpitë

Publikuar më: 12:34 23-07-2017

Nuk po gjejne paqe banoret dhe turistet në ishullin grek Kos, i cili dy ditë më parë u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8. Raportohet se mbrëmjen e djeshme dy tërmete të tjera goditën ishullin, duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët.

Sipas sizmiologëve, dy tërmetet ishin me magnitudë 4.4 dhe 4.6 të Shkallës Rihter. Ato ranë njëri pas tjetrit me diferencë kohore 16 minuta.

Media greke njoftoi se banorët dhe turistët u detyruan të dilnin nga shtëpitë dhe të kalonin natën në rrugë nga frika e shembjes së ndërtesave. Raportohet se edhe aeroporti i ishullit Kos u evakuua.

Dy ditë më parë, një tërmet i fortë goditi Bodrumin në Turqi dhe ishullin Kos në Greqi, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 115 të plagosur. Mes të plagosurve ishte edhe një shqiptar, i cili u dërgua në spitalin e Athinës.

Article Logic
Execution time: 0.0028460025787354