Momente paniku në Los Angeles, ku një burrë hyri brenda një supermarketi të linjës ‘Trader Joe’s, në zonën e Silver Plate të Hollywood, pasi po ndiqej nga policia dhe hapi zjarr. Si pasojë e të shtënave, një grua e identifikuar si Melyda Corado mbeti e vrarë. Gjithçka nisi në shtëpinë e të dyshuarit 28-vjeçar, i cili nisi të qëllojë me armë kundër gjyshes dhe të fejuarës, ku e moshuara ndodhet në gjendje kritike, ndërsa e reja e dëmtuar lehtë. Gjithçka nisi pas një sherri në familje, ku i dyshuari pas sinjalizimit nga policia nisi arratinë. Për të shpëtuar nga policia, i riu u fut brenda supermarketit, ku nisi të qëllojë, duke lënë të vrarë edhe një kliente. Pas disa orësh negociatash, i riu i armatosur, i cili ishte plagosur në krahë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, u dorëzua.