Një pako e dyshimtë është gjetur sot në lagjen e 10 korrikut, në qytetin e Vlorës. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se pas ngjarjes dhe dyshimeve për përmbajtje eksplozivi policia ka blinduar zonën, duke e vendosur rrugën nën rrethim.
Mësohet gjithashtu se policia ka evakuar bizneset dhe njerëzit pranë zonës.
Ende nuk dihet nëse pakoja ka përmbajtje eksplozive. Ndërkohë priten ekspertë nga Tirana për analizimin e pakos, e cila dyshohet t’i ketë rënë mjeti në ecje.