INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në Vlorë/ Tjetër sasi tritoli, kësaj radhe i vendoset një zyre ligjore

Panik në Vlorë/ Tjetër sasi tritoli, kësaj radhe i vendoset një zyre ligjore

Publikuar më: 14:32 08-04-2019

Qytetarët ë Vlorës duket se janë “familjarizuar” me tritolin që tashmë po e shohin kudo nëpër rrugë, sheshe dhe biznese.

Pas eksplozivit të gjetur në mes të “Unazës së Re” të qytetit bregdetar javën e shkuar, sot rreth orës 14:14, qytetarët e lagjes “Hajro Çakërri” të Vlorës, kanë qenë ata që të alarmuar kanë telefonuar policinë pasi kanë parë një pako të dyshimtë, vendosur në derën hyrëse të një zyre ligjore.

Mësohet se ka dyshime të forta nga Policia e Vlorës se brenda objektit ka lëndë plasëse.

Zyra që merret me përkthime dhe çështjet e avokatisë ndodhet përballë me gjykatën në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, por po pritet që në vendngjarje të mbërrijnë ekspertët e forcave xheniere që të kryejnë shpërthimin e kontrolluar të objektit.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223