Nuk kanë qënë të pakta rastet gjatë stinës së verës kur shumë automjete janë përfshirë nga flakët.
Teksa kanë qënë në lëvizje automjetet kanë marrë flakë duke rrezikuar edhe të tjera makina që kanë qënë pranë tyre.
Rasti i fundit është regjistruar këtë të dielë në hyrje të Tunelit Elbasan Tiranë, ku një makinë siç duket edhe nga fotot është shkrumbuar tërësisht.
Dy zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Rasti më i rëndë gjatë kësaj vere ka qënë në Delvinë ku si pasojë e shpërthimit të gazit, makina u shkrumbua duke gjetur vdekjen shoferi Albert Caushi ndërsa bashkëjetuesja e tij mbeti e plagosur.