INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik te qytetarët! Tërmeti i fuqishëm shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra!

Panik te qytetarët! Tërmeti i fuqishëm shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra!

Publikuar më: 15:43 21-09-2019

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur sot Shqipërinë e Mesme. Lënkundje të forta janë ndjerë në Durrës dhe në kryeqytet duke shkaktuar panik.
Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë. Qendra Sizmiologjike Europiane raporton se tërmeti ishte i shkallës 5.8 ballë i shkallës Rihter. Pas disa minutash ka rënë dhe një tjetër tërmet, rreth 5 ballë. Epiendra mendohet të ketë qenë në detin Adriatik. Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëmtime në disa banesa në Durrës. Raportohet për xhama të thyer të pallateve.

Tërmeti ka rënë në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Paraprakisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dyshohet se ka dëme materiale.
Ministria e Mbrojtjes njofton se po identifikohen dëmtimet paraprake. Të dhënat jo zyrtare flasin për dëme banesash të shumta në fshatrat e Tiranës dhe Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602